Tubimet masive në mbështetje të palestinezëve u zhvilluan në të gjithë Iranin të premten, sipas imazheve në agjencinë shtetërore të lajmeve IRNA. Demonstruesit në Teheran mbanin pankarta anti-izraelite dhe bërtisnin “vdekje Izraelit”. Në tubime morën pjesë edhe disa politikanë kryesore vendas.
Shumë demonstrues u panë duke mbajtur flamurin palestinez dhe fotografitë e Qasem Soleimani, kreut të njësisë elitare të Gardës Revolucionare të Iranit të Forcës Quds, i cili u vra në një sulm ajror amerikan në vitin 2020. Sakaq, kujtojmë që luftimet mes Hamasit dhe Izraelit vijojnë prej së shtunës.
Ushtria izraelite iu bëri thirrje civilëve në Gaza që të largohen brenda 24 orës në jug të enklavës për sigurinë e tyre por OKB thotë se shpërngulja e mbi 1 milionë banorëve do të ishte katastrofike./abcnews.al