Vdekja tragjike e foshnjës nga kequshqyerja: Nëna mbante dietën vegane të “Biblës”

schedule13:08 - 22 Prill, 2021

schedule 13:08 - 22 Prill, 2021

Një nënë e një foshnje 7 muajshe e cila ndërroi jetë nga kequshqyerja e rëndë rrëfeu për Neë York Post se ishte ushqyer me një dietë vegane, pasi ndjek kërkesat e Biblës dhe nuk donte një “fëmijë të shëndoshë”.

28-vjeçarja Carla Garriques me Biblën në duar, në intervistë shpjegon pse i vendosi një dietë kaq të rreptë foshnjës. Teksa këmbëngul se foshnja e saj nuk ishte nën peshë.

Policia gjeti djalin, Kameri Garriques, pa ndjenja në shtëpi në 30 tetor dhe ekzaminuesi mjekësor kohët e fundit e përshkroi vdekjen e tij si vrasje. Ishte kequshqyerja që solli fundin tragjik të foshnjës.

Asnjë akuzë nuk është ngritur kundër nënës deri më tani, por policia e Nju Jorkut thotë se ata po hetohen pasi çështja mbetet e hapur.

Shërbimet sociale kanë hequr tre fëmijët e tjerë nga nëna për momentin. Ajo madje thotë se e ushqeu atë vetëm me ushqime vegane, fruta dhe perime kryesisht.

Në të njëjtën kohë, ajo pranon se nuk e ka vaksinuar fëmijën e saj për ndonjë nga sëmundjet e fëmijërisë./abcnews.al