“Vdekja nuk e bën Maradonën njeri të mirë”, gazetari argjentinas kundër rrymës

schedule13:58 - 26 Nëntor, 2020

schedule 13:58 - 26 Nëntor, 2020

Bota e futbollit dhe jo vetëm u shokua ditën e djeshme, teksa humbi një nga legjendat e saj. Diego Armando Maradona fatkeqësisht ndërroi jetë në shtëpinë e tij, disa ditë pas operacionit të vështirë që kaloi në tru.

Homazhet dhe mesazhet në drejtim të tij ishin të panumërta menjëherë pas lajmit tronditës, por kishte dhe disa reagime si ai i gazetarit argjentinas, Jorge Ernesto Lanata, i cili mendon se vdekja nuk do t’a bëjë një njeri të mirë Maradonën.

“Diego Armando Maradona vdiq. Një lojtar i shkëlqyeshëm në fushë, por jashtë saj një person i neveritshëm. Vdekja nuk e kthen një person të keq në një person të mirë. Mos u bëni hipokrit”, janë fjalët e gazetarit, të cilat kanë shkaktuar shumë reagime në shtetin latin. /abcnews.al