Prindërit e Calicia Williams , një vajzë 16-vjeçare e cila u vra më 26 dhjetor të vitit të kaluar në një dhomë hoteli në Atlanta, kanë kërkuar hapjen e hetimeve për vdekjen e vajzës së tyre.
Sipas Daily Mail, një video në TikTok ka regjistruar momentet e fundit të adoleshentes, e cila u qëllua rreth gjysmë ore pas mesnatës, një ditë para Krishtlindjeve. Në videon e publikuar nga Fox 5 , vajza duket se po kërcen derisa dikush ka hyrë në dhomë dhe më pas videoja është ndërprerë.
Sipas nënës së viktimës, videoja është bërë rreth 20-25 minuta para se vajza e saj të vritej. Smith ka pohuar se autoritet nuk kanë vepruar për zbardhjen e ngjarjes dhe i ka akuzuar për paaftësinë e tyre për të dhënë përgjigje adekuate një muaj pas vrasjes.
“Çfarë ndodhi pasi ajo xhiroi videon e fundit në TikTok në 12.02 dhe deri në momentin që vdiq në 12.23? “Kam nevojë për përgjigje”, tha Smith për mediat lokale.
Rrethanat e vdekjes mbeten ende mister.
Sidoqoftë, sipas asaj që është bërë e njohur deri më tani, autoritetet lokale kanë arrestuar , një 16-vjeçar i akuzuar për vrasje dhe armëmbajtje pa leje. Por Smith beson se ka edhe persona të tjerë të përfshirë që duhen të ndiqen penalisht.
Sipas dëshmisë së nënës, ajo e dinte që vajza e saj po shkonte në një festë për të festuar Krishtlindjet në një apartament të AirBnB. Por natën kur ajo mori një telefonatë duke i njoftuar lajmin e hidhur për vdekjen e së bijës, mësoi që në fakt vajza e saj nuk ishte në një apartament të AirBnB por në Hyatt Regency.
Sipas Daily Mail, një dëshmitar në hollin e hotelit tha se pa dy të rinj dhe një vajzë që po dilnin nga ashensori duke bërtitur se një vajzë ishte qëlluar.
Gruaja që telefonoi nënën e 16 vjeçares ka qëndruar më të deri sa mbërriti ambulanca.
“Një grua tha që 16 vjeçarja vdiq si pasojë e hemorragjisë por duke parë videon ne nuk kemi parë gjak . “Ne duam të dimë pse e zbritën atë nga dhoma ku ndodhej për në holl, tha babai i Kalisia.
Sipas autoriteteve, vajza besohet të jetë qëlluar nga një 16-vjeçar pas një mosmarrëveshje që kishin në një dhomë hoteli. Familja, megjithatë, është skeptike rreth këtij versioni dhe kërkon që kushdo që ka informacione në lidhje me atë natë, të dëshmojë. /abcnews.al