Vdekja e ushtarakut në Afganistan, Peleshi: Ngjarje e dhimbshme, ata janë krenaria jonë

schedule16:55 - 20 Janar, 2021

schedule 16:55 - 20 Janar, 2021

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka reaguar për ndarjen nga jeta të ushtarakut shqiptar në Afganistan. Në një postim në Facebook, ai shkruan se kjo është një ngjarje e dhimbshme për të gjithë dhe i shpreh ngushëllimet familjes së së majorit Xhevahir Jazaj.

“Largimi nga jeta i një ushtaraku, aq me tepër ne mision larg atdheut, është një ngjarje e dhimbshme për të gjithë. I shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes së Majorit Xhevahir Jazaj. Para pak çastesh pata një komunikim të drejtpërdrejtë me kontingjentin shqiptar që shërben në Herat dhe Kabul.

Ndava me ta ngushëllimet për humbjen e shokut te tyre dhe i sigurova se gjithë shqiptarët janë me mendje e me zemër pranë tyre. Ata janë krenaria jone në raport me aleatet në NATO e partnerët tanë strategjike SHBA dhe BE me të cilët ndajmë sfida të përbashkëta të mbrojtjes kolektive, paqes dhe sigurisë” shkruan ai.

Ushtari që vdiq mbrëmë është i dyti shqiptar që ndërron jetë në mision në Afganistan, pasi në shkurt 2012 u ekzekutua kapiten Feti Vogli pas një prite me armë në një fshat të Kandaharit./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!