Vdekja e të resë pas lindjes, prokuroria merr të pandehur mjekun

schedule21:22 - 23 Tetor, 2019

schedule 21:22 - 23 Tetor, 2019

6 muaj pas vdekjes së Rexhina Debrovës, pak pasi solli në jetë fëmijën e saj të parë në maternitetin e Elbasanit, Prokuroria merr të pandehur mjekun gjinekolog Ardian Kadaifçiu, i cili kishte ndjekur shtatzëninë e saj.

Lajmi behet i ditur nga burime në organin e akuzës në Elbasan, që thanë se për mjekun Kadaifçiu ka nisur hetimi në gjendje të lire. Bashkëshorti i 25-vjeçares, përmes një statusi në rrjetet sociale shprehte indinjatën që mjeket, sipas tij përgjegjës për vdekjen e Rexhinës, janë ende të lirë.

E reja, sipas mjekeve, kishte ndërruar jetë për shkak të një arresti kardiak, pasi lindi foshnjen e saj. Por familjarët e viktimës akuzuan mjekët për neglizhencë./ABC News Albania

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!