Vdekja e rusëve në Kavajë, ushtria “zbarkon” në hotel për zbulimin e shkakut

schedule13:55 - 10 Dhjetor, 2021

schedule 13:55 - 10 Dhjetor, 2021

Sot dhe nesër ushtria do të kryejë eksperimentin për të gjetur shkakun e vdekjes së 4 rusëve, bashkëshortët Sergei dhe Natali Burenkova, vajza e tyre Ekaterina dhe dhëndëri Nikita Belusov, të cilët u gjetën pa shenja jete në pishinën e hotelit Gloria Palacë.

Grupi hetimor pritet të zhvillojë një eksperimet në ambientet e pishinës ku ekspertët e laboratorit ushtarak do të përcaktojnë nëse ka pasur elementë të jashtëm biologjikë apo armë kimike që mund të kenë shkaktuar edhe vdekjen.

Siç ka bërë me dije më herët gazetari Ermal Vija i cili duke iu referuar burimeve raportoi se shkak për vdekjen është bërë asfiksia, por ende nuk dihet se kush mund ta ketë shkaktuar. Një nga pistat kryesore të hetimet mbetet asfiksia nga klori, por ende nuk është përcaktuar me saktësi dhe në mënyrë shkencore ky rezultat. Një tjetër dyshim i hetuesve mbete edhe mosfunksionimi i ventilimit të ambientit të pishinës, duke sjellë më pas asfiksinë e katër rusëve.

Nga ana tjetër Prokuroria e Kavajës ka regjistruar hetimet për vrasje në rrethana cilësuese ndërsa hetime po zhvillohen edhe në shtetin Rus ku është kryer autopsia pas mbërritjes atje të trupave të viktimave. Prokuroria e Kavajës ka regjistruar hetimet për veprën penale të vrasjes në rrethana cilësuese, teksa ka administruar disa dëshmi dhe prova material. Edhe ambasada ruse në Shqipëri po ndjek me interes të madh hetimet e autoriteteve mbi vdekje e turistëve rusë. be.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!