“Vdekja” e reçipetave”, izolimi detyron femrat të jenë me të shkujdesura në veshje

schedule11:34 - 7 Korrik, 2020

schedule 11:34 - 7 Korrik, 2020

Hera e parë që Louise Kilburn doli pas izolimit dhe kuptoi se nuk kishte veshur reçipeta ndodhi kur  shkoi për të bërë pazar.  “Kam harruar t’i vesh”, tha ajo. Kilburn, një pedagoge  ishte izoluar  javën e fundit të marsit. Ajo zakonisht jepte mësim përmes internetit megjithëse jo gjithmonë me video, dhe ndihej shumë rehat me rrobat e shtëpisë “dhe, më e rëndësishmja, pa reçipeta”, shkruan The Guardian.

Izolimi ka ndryshuar shumë gjëra në lidhje me mënyrën se si ne vishemi, dhe për shumë gra, të mos veshësh reçipeta ka qenë një sfidë. “Unë nuk besoj se do të ketë më femra që do të veshin reçipeta pas izolimit, postoi një status shkrimtari Tomi Obaro në maj. Statusi i tij është “pëlqyer” nga 500 mijë njërëz.

Reçipetat shpesh konsiderohen të domosdoshme por jo të pëlqyeshme nga të gjitha. Askush nuk mund ta harrojë pyetjen e komedianes Gina Yashere për Michelle Obama kur u intervistua nga Guardian : “A ishte fundi i presidencës së burrit tuaj  e barazvlefshme me heqjen e reçipetave pas një dite të gjatë dhe të lodhshme?” Shumë kohë para pandemisë dhe javëve të izolimit, Kilburn tha: «Gjëja e parë që bëra kur u ktheva në shtëpi ishte të shpëtoja nga reçipetat, sapo hyra në korridor. Nuk ka çlirim më të madh. ” Emma Roddick, një këshilltare e autoriteteve lokale, ndaloi së veshuri reçipeta shumë kohë përpara izolimit.

“Unë jetoj vetëm dhe duke u veshur një ditë në mëngjes po mendoja pse duhet të vesh reçipeta, nuk kam askënd që jeton me mua.  Jam mësuar mos ti vesh për dy muaj kështu më duket shumë e vështirë ti vesh përsëri tani, tha ajo. I kam veshur një ditë kur më erdhi një shok për vizitë dhe pasi iku ai, i hoqa direkt, u ndjeva kaq rehat më vonë.

Për shumë prej nesh, ideja për të mos veshur reçipeta është e mundur vetëm nëse  keni një pamje si ajo e  Kate Moss. “Ajo çfarë kam dëgjuar më parë ishte:” Femrat duhet të veshin reçipeta pasi nuk i bën mirë shpinës tuaj nëse nuk i vishni ato”. Kompanitë e veshjeve intime  po marrin më shumë  vëmendje tani. “Unë besoj se reçipetat janë të nevojshme,” thotë Clare Turner,  drejtuesja e markës  së veshjeve intime  Bravissimo. Kompania kujdeset për gratë me dekolte më të mëdha, për gratë, si Roddick, të cilët mendojnë se të veshësh reçipeta është domosdoshmëri.

Kjo nuk ka ndodhur prej izolimit, por ka qenë diçka  ” në rritje  gjatë dy ose tre viteve të fundit”. “Njerëzit  duan të kujdesen  për veten e tyre dhe të veshin gjëra që i bëjnë ata të ndihen mirë, dhe kjo është  më e rëndësishme sesa thjesht të veshësh diçka se është në trend.

Reçipetat janë përdorur rreth 100 vite më parë , duke zëvendësuar korsetë,  ato janë bërë diçka që ne e përdorim instinktivisht pa pyetur pse. A janë të nevojshme reçipetat? Për gratë që kanë dhimbje në gji, “reçipetat mund të ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve duke mbajtur në vend indin e gjirit”, thotë Joanna Wakefield-Scurr, një mjeke e biomekanikës në Universitetin e Portsmouth, e cila  udhëheq një grup hulumtues për shëndetin e gjirit.

Reçipetat gjithashtu parandalojnë “lëvizjen e tepërt”, thotë ajo. “Nuk ka muskuj brenda gjirit dhe ka vetëm dy struktura mbështetëse që mbajnë gjirin në vend.” Këto janë lëkura, dhe ligamentet e Cooper-it, indi fibroz që mbështesin dhe formojnë gjoksin. “Kur gjoksi lëviz, gjë që ndodh  gjatë aktiviteteve sportive, ajo lëvizje mund të shkaktojë dëme në strukturat mbështetëse,” thotë Wakefield-Scurr. “Kjo është një nga përfitimet fillestare të përdorimit të reçipetave- ato mund të parandalojnë sforcimin e tepërt në ato struktura mbështetëse.

Sidoqoftë, ajo shton se nuk ka prova që tregojnë se përdorimi i reçipetave në përditshmëri, në krahasim me reçipetat sportive kur vrapon ose merr pjesë në sport parandalon problemet që mund të ketë një femër. Nuk ka studime të kryera për të bërë dallimet mes përdorimit të reçipetave dhe mos përdorimit të tyre. Por në 2013 një shkencëtar francez i sportit tregoi se mos përdorimi i tyre në një moshe të re mund të rregullonte strukturën e gjirit.

Mund të ketë arsye shëndetësore se pse ne duhet të veshim reçipeta , të tilla si zvogëlimi i dhimbjes së gjirit ose shpinës, dhe për disa gra, gjinjtë me përmasa të vogla mund të shkaktojnë probleme të lëkurës dhe mund të jetë më e rehatshme nëse veshin reçipeta. Por për shumë gra është çështje estetike.

 

Njerëz të famshëm si Rihanna i janë bashkuar fushatës Free the Nipple – e cila argumenton se gratë  duhet të jetë të barabarta me meshkujt edhe persa i përket lakuriqësisë dhe  se përdorimi i reçipetave pengon lëvizjen natyrale të gjinjve por nuk lejon të shohim bukurinë e vërtetë të gjoksit.

Shkrimtarja Chidera Eggerue ndaloi së veshuri reçipeta që në vitin 2017 dhe ndërmori nismën  Saggy Boobs Matter. “Për mua ishte më shumë sesa  rehati, do të thotë ti dalësh botës para pa pasur komplekse, tha ajo. ” Nuk është e detyrueshme të veshim reçipeta, është trupi ynë,  ne e dimë shumë mire çfarë duhet të veshim e çfarë jo.  Të vesh apo jo reçipeta është zgjidhja imë, kështu që askush nuk ka të drejtën “ të më kryqëzojë” për këtë.

Eggerue ka pasur disa komente negative, “kryesisht nga burrat që ende mendojnë se kanë të drejtë mbi trupat e grave”.

A do të  jetë  veshja pa reçipeta pjesë e jetës normale, veçanërisht në jetën profesionale? Alison Harris, një aktore nuk vesh më reçipeta. “Ndihem më e lirë kur si kam”, u shpreh ajo. Me habisin shumë njerëzit që shohim çuditshëm dhe nuk arrij ti kuptoj se çfarë ka, kjo është problem për mua, jo për ata.

Roddick mendon se veshja e reçipetave është e nevojshme sidomos në ambientet e punës; pasi ajo ka frikë se kolegët mund ta  gjykojnë. Dhe nëse nuk shqetësohesh ti personalisht për komentet e personave të tjerë, do shqetësohesh nëse një familjar i yti do ndikohet nga komente të tilla, sidomos nëse bëhet fjalë për nënën tënde.

Pra, si do të jetë e ardhmja? Roddick do të donte që shoqëria të  konsideronte faktin se reçipetat nuk janë patjetër të domosdoshme. Kilburn  ka deklaruar se ajo nuk do të veshë më reçipeta por lingerie(reçipeta me tantellë). Përdorimi i tyre  do të thotë më shumë rehati për ne pavarësisht së nuk është shumë e përshtatshme për shoqërinë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!