Nga Maksi Rama
Një ditë pas ngjarjes tragjike te Infektivi ku një pacient 69-vjeçar u hodh nga ballkoni duke humbur jetën, familjare të të sëmurëve të shtruar në këtë spital janë në ankth.
Ata presin çdo moment për të marrë informacion për gjendjen shëndetësore te të afërmve të tyre.
“Frikë kam sepse kam bashkëshortin dhe është sëmurë rëndë. Ndihmë i kanë dhënë shumë. Më merr mjekja dhe më thotë për gjendjen”, thotë një qytetar.
Por familjarë të tjerë thonë se nuk kanë pasur mundësi asnjëherë të komunikojnë me bluzat e bardha brenda spitalit, apo me të afërmit e tyre, për të mësuar mbi gjendjen e tyre shëndetësore.
“S’kemi informacion, nuk është normale. Mosha 68 vjeç është. Sëmundje nuk ka pasur kurrë. Simptomat ka një 4 ditë. Mungesa e informaionit është problem”, thotë një tjetër.
Te afërm të pacienteve në spitalin Covid-1 dëshmojnë se mjekët u kanë kërkuar të sjellin ilaçe të caktuara për familjaret e tyre.
Tjetër panoramë ishte sot paradite tek spitali “Shefqet Ndroqi”. Familjarët e pacienteve para tij, ishin më të paktë. Disa prej tyre i thane ABC se marrin informacion rregullisht për të afërmit që po trajtohen prej ditësh aty
“Gjendja është stabël. Marrim informacion çdo ditë për gjendjen”, thotë një qytetar.
Ne te tre spitalet Covid janë në dispozicion të të sëmurëve me Covid 470 shtretër. Sipas kreut te qeverise, 30% e kapaciteteve janë të lirë. /abcnews.al