Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vdekja e Navalnyt dhe deklaratat kontradiktore të autoriteteve, agjentët rusë dy ditë para ndarjes nga jeta në qelinë e tij

schedule18:59 - 18 Shkurt, 2024

schedule 18:59 - 18 Shkurt, 2024

Teksa një mister ka mbuluar rrethanat e vdekjes së liderit të opozitës ruse, zbulohet se dy ditë para se Alexei Navalny të ndërronte jetë ishte vizituar në burg nga FSB, shërbimi i Sigurisë Ruse, shkruan Sunday Times.

Ndërsa në disa dëshmi citohet se janë hequr kamerat dhe mikrofonët në ambientet e burgut. Lidhur me kohën e vdekjes së Navalnyt janë publikuar detaje të tjera, ku thuhet se vdekja e tij u regjistruar në orën 14:17, ndërsa brenda katër minutash zyrtarët e burgut kishin hartuar njoftimin me versionin e parë të shkaktut të vdekjes, trombozën.

Ndërsa shtatë minuta më vonë, Dmitry Peskov, zëdhënësi i Kremlinit po fliste në një komunikim me gazetarët për ngjarjen.

Në raportin, i cili bazohet edhe në dëshmitë e të burgosurve të tjerë të publikuar nga Novaya Gazeta, një gazetë e opozitës ruse, thuhet se të gjithë në burg janë informuar katër orë para njoftimit zyrtar për vdekjen e Navalny.

Ndërkohë, numri i qytetarëve në mbështetje të Navalnyt në Rusi sa vjen e rritet.

Autoritetet ruse kanë arrestuar të paktën 400 persona, përfshirë priftin që do të kryente funeralin e Navalny.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!