Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vdekja e Navalny/ Ministri Hasani: Një kujtesë e trishtë se sa larg vlerave është sot Rusia

schedule15:24 - 16 Shkurt, 2024

schedule 15:24 - 16 Shkurt, 2024

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka reaguar pas lajmit të vdekjes në burg të kritikut më të ashpër të Vladimir Putinit, Alexei Navalny, lider i opozitës ruse.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai tha se vdekja e Navalny  është një kujtesë e trishtë se sa larg këtyre vlerave është sot Rusia

Thellësisht i trishtuar nga lajmi i vdekjes së Alexei Navalny në një burg rus.

Navalny jetoi dhe vdiq pa bërë kompromise kur vinte puna për vlerat e demokracisë dhe të drejtave të njeriut, duke u bërë një simbol dhe frymëzim për shumë njerëz.

Vdekja e tij është një kujtesë e trishtë se sa larg këtyre vlerave është sot Rusia”, ka shkruar Hasani.

Navalny vuante dënimin në burg që prej vitit 2019 dhe i ka shpëtuar vdekjes disa herë, kur është tentuar të helmohet. Shkaku përfundimtar i vdekjes së tij ende nuk dihet, teksa gishti fajësues bie mbi Vladimir Putinin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!