Vdekja e Navalny, Borrell: BE do të kërkojë sanksione të reja kundër Moskës

schedule10:17 - 19 Shkurt, 2024

schedule 10:17 - 19 Shkurt, 2024

Vendet e Bashkimit Evropian pritet të kërkojnë sanksione të reja kundër Moskës për vdekjen javën e kaluar të Alexei Navalny, liderit më të njohur të opozitës ruse, tha kryediplomati i Bashkimit Evropian Joseph Borrell, gjatë një takim të ministrave të jashtëm.

Ne duhet t’i dërgojmë një mesash mbështetjeje opozitës ruse, si në frontin politik dhe atë ushtarak. Po ashtu ne duhet të mbështesim Ukrainën dhe popullin rus që dëshiron të jetojë në liri”, tha Borrell.

Pjesë e takimit të ministrave të Jashtëm në Bruksel ishte edhe bashkëshortja e Alexei Navalny, Julia Navalnaya. /abcnews.al