Parlamenti Europian ka miratuar një rezolutë kundër shtypjes në Rusi pas vdekjes së kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny. Rezoluta u miratua me 506 vota pro, nëntë kundër, ndërsa 32 deputetë abstenuan.
Rezoluta dënon vdekjen e Navalny në një koloni penale të largët të Arktikut në fillim të këtij muaji dhe bën përgjegjës qeverinë ruse dhe Vladimir Putin.
Gjithashtu i bën thirrje Rusisë të shfuqizojë “legjislacionin e saj shtypës” dhe shpreh solidaritetin me rusët të cilët ende gjejnë guximin të flasin të vërtetën, pavarësisht “represionit të qëllimshëm brutal” në vend.
E veja e Navalny, Yulia Navalnaya iu drejtua parlamentit ditën e djeshme teksa u kërkoi anëtarëve të ngriheshin kundër Putinit, të cilin ajo e quajti një “mafioz gjakatar”
/abcnews.al