Sot ndërroi jetë miliarderi dhe ligjvënësi francez Olivier Dassault, pasi helikopteri ku po udhëtonte u rrëzua pranë rezidencës në Normandi.
Olivier ishte djali i madh i industrialistit francez Serge Dassault, që ka rrënjë hebrenje me paraardhësit në Selanik.
Industrialisti dhe manjati Serge Dassault, i cili vdiq në vitin 2018, ishte një pasardhës i familjes Allatini, hebrenj të Selanikut.
Gjigandi i prodhimit të avionëve “Rafale” nuk i ka shitur kurrë avionët e tij Turqisë, ndërsa në fund të vitit të kaluar firmosi kontratën me Athinën.
Por përpos avionëve dhe zotërimit 100% të grupit botues “Le Figaro” në Francë, dinastia ka në pronësi edhe një kantinë vere.
Marrëdhënia e familjes Dassault me prodhimin e verës së shkëlqyer është po aq e vjetër sa ajo e prodhimit të avionëve ushtarakë dhe civilë.
Vera e familjes prodhohet në Saint-Emilion, në Francën jugperëndimore, ngjitur me rajonin e Bordos.
Blerësit e mundshëm të avionëve që shkonin në fabrikat e familjes në Bordeaux vizitonin kantinat lokale pas diskutimeve të biznesit për të shijuar verën e famshme franceze të zonës.
Për të përmbushur të dyja këto kërkesa të konsumatorëve, përkatësisht verën dhe aeroplanët, familja Dassault bleu vreshta në 1955 dhe për një kohë të shkurtër krijoi një verë me cilësi të jashtëzakonshme.
Për vitin 2020 ai u konsiderua njeriu i 361 më i pasur në botë së bashku me dy vëllezërit dhe motrën e tij, me një pasuri prej rreth 6 miliardë euro (7.15 miliardë dollarë) kryesisht të trashëguar nga babai i tij.
Presidenti francez Emmanuel Macron tha se “vdekja e tij është një humbje e madhe”. “Olivier Dassault e donte Francën. Kapiten i industrisë, ligjvënës, zyrtar i zgjedhur lokal: gjatë jetës së tij, ai kurrë nuk pushoi së shërbyeri për vendin.
Vdekja e tij e papritur është një humbje e madhe”, tha presidenti francez Macron në Twitter. Olivier Dassault ishte babai i tre fëmijëve. / db/ Abcnews.al