Vdekja e Lear Kurtit, gazetarja: Arsyeja më e madhe për të protestuar kundër politikës

schedule20:41 - 23 Tetor, 2022

schedule 20:41 - 23 Tetor, 2022

Nga Aida Topalli

Shqipëria, atdheu im dhe i juaji, pra atdheu ynë, në 32 vjet demokraci ( p.s nëse mund ta quajmë të tillë), është përballur me rrokada të njëpasnjëshme, politike e policore. Dhe për fat të keq, dekadë pas dekade, është përballur edhe me një fenomen të jashtëzakonshëm, atë të eksodit të të rinjve dhe herë-herë edhe të moshave të rritura apo familjeve të tëra.

Në 32 vite demokraci, kemi parë të arrestohen ministra, kryetarë bashkish e zyrtarë të tjerë shtetërorë.

Kemi parë të ikin mjekët, mësuesit e policët.

Kemi parë motrat e vëllezërit tanë të ikin përditë.

Kemi parë veç largimin, por nuk kemi mundur të shohim ende ndryshimin.

Shkaktari kryesor i të gjitha këtyre sa përmenda më lart, është vetëm një, POLITIKA.

Politika është ajo që me veprimet dhe mosveprimet e saj, lejon të ndodhin ose jo, shumë gjëra.

Pra ne paskemi një arsye të madhe për të protestuar kundër. POLITIKA.

Një polic, nuk është gjë tjetër, veçse një punonjës shteti, në shërbim të qytetarëve.

Nuk vë dorën në zjarr e të them që janë të pagabueshëm, por nuk janë ata shkaku apo motivi për të protestuar.

Ashtu sikurse një mjek është një tjetër shërbëtor publik. Ashtu sikurse edhe një mësues.

Unë mendoj se këto janë 3 shtyllat ndaj të cilave nuk duhet të villet vrer, në asnjë mënyrë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!