Vdekja e Gylen/ Besimtarët në Tiranë: Ne duam harmoninë fetare, nuk merremi me politikë

schedule23:15 - 21 Tetor, 2024

schedule 23:15 - 21 Tetor, 2024

Fjala e Zotit  iu vjen në ndihmë besimtarëve myslimanë  në Tiranë.  Kanë mësuar për ndarjen nga jeta të klerikut Fetullah Gylen dhe thonë se nuk duan të merren me politikë.

“Po qe se ka qene i xhenetit zoti ta çojë ne xhenet, Allahu e di.  Nuk merrem me politike, unë merrem vetëm me xhaminë, me Zotin.”

Kryejnë ritet e  tyre fetare në xhaminë e  Namazgjasë në qendër të Tiranës, e cila prej vitesh  mbeti peng i përplasjeve mes Komunitetit Mysliman Shqiptar dhe Turqisë  financuese që e akuzon për lidhje me  klerikun Gylen e kur dalin ja njohin meritat dhe Presidentit turk Erdogan.

“Ne kemi punët tona në Shqipëri. Harmonia e feve është shembull për t’u marrë. Po ta mbajmë këtë kështu jemi me te mirët në botë.”

Të shumtë ishin  besimtarët  që faljen  e drekës  e kryen  në  xhaminë e “Ethem Beut”  simbol të kryeqytetit.

Një objekt kulti i rikonstruktuar me fonde të Ankarasë, e cila sa herë i jepet rasti i përsërit Tiranës zyrtare kërkesën për të marrë masa ndaj atyre që i quan struktura të FETO në vendin tonë.

Por për besimtarët këto ndasi  nuk kanë rëndësi. Aq më pak kur  dikush largohet nga  kjo botë.

“Skam koment, është me shume çështje politike se fetare.”

Kleriku mysliman turk, Fetullah Gulen, për të cilin Ankaraja thotë se ishte organizator i grushtit të shtetit të dështuar, të vitit 2016, ka vdekur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajmi qarkulloi dhe mes besimtarësh ne Tirane, por pa trazuar përditëshmërinë e tyre.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!