Rasti i humbjes së jetës së 28-vjeçares shtatzënë ishte një nga më të rëndët e shënuar në vendin tonë në periudhën që nga fillimi i pandemisë. Koordinatori i Reanimacionit për covid-1, Krenar Lilaj rrëfeu rastet më të dhimbshme për të në këtë situatë të pazakontë që është futur sistemi shëndetësor në vend por edhe në të gjithë botën për shkak të koronavirusit.
“Eksperienca të dhimbshme ka shumë. Por ajo që më ka mbetur në mend është ajo e djeshmja. Ku dy mjeke të reja ranimatore qanin kur humbi jetën gruaja shtatzënë. Ishte shumë e dhimbshme. Një e sëmurë me covid e cila kishte insuficencë të rëndë respiratore. Në kushte të tillë fëmija e ka të pamundur të mbijetojë, por ky komplikacion rëndon edhe nënën. Kjo ndodhi. Të gjithë gratë shtatzënë janë të rrezikuara. Të ruajnë veten.
Një eksperiencë tjetër ka qenë një mjeke infeksioniste që do të merrte turnin dhe qante nga ngarkesa e madhe emocionale kur shikonte aq shumë të sëmurë që vinin në urgjencë. Ishte fundjavë, janë situata mjaftë të vështira që nuk i harron në jetë. Janë të rënda. Insistoj që njerëzit të ruajnë vetveten, ne jemi aty dhe këtë punë do ta bëjmë por duhet të ruhet edhe ezaurimi fizik i bluzave të bardha” tha ai te “Open”. Emanuela Dalipi nga Tirana ishte shtruar prej tre ditësh në shërbimin intensiv të Infektivit për shkak të koronavirusit, por nuk mundi t’ia dalë./ db/Abcnews.al