Vdekja e fëmijës 4-vjeç në Berat, arrestohen përgjegjësi dhe elektriçisti i Bashkisë

schedule09:06 - 23 Maj, 2020

schedule 09:06 - 23 Maj, 2020

Një fëmijë vetëm 4-vjeç humbi jetën nga kontakti me rrymën elektrike, duke luajtur në lulishten në pedonalen e qytetit të Beratit.

Policia e Beratit ka njoftuar se janë ndaluar Drejtori i shërbimeve në Bashkinë e Beratit dhe përgjegjësi i ndriçimit në zonat urbane, si dhe janë proceduar në gjendje të lirë 4 elektriçistët e bashkisë.

LEXO edhe: Ra në kontakt me energjinë elektrike në park, Bashkia Beratit reagon për vdekjen e fëmijës

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Berat, në përfundim të veprimeve të kryera në lidhje me ngjarjen e ndodhur në lulishten në pedonalen e qytetit Berat, në bashkëpunim me Prokurorinë bënë ndalimin e shtetasve:

LEXO edhe: Tragjedi në Berat, 4 vjeçari vdes pasi e kapi korrenti në parkun e qytetit 

P. I., 32 vjeç, me detyrë Drejtor i shërbimeve në Bashkinë e Beratit dhe Ll. H., 61 vjeç me detyrë përgjegjës i ndriçimit në zonat urbane, të dy banues në Berat.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi, shtetasi i mitur me iniciale A. B., 4 vjeç, duke luajtur në lulishten në pedonalen e qytetit të Beratit, ka gjetur vdekjen si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike.

Po në vijim të veprimeve u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit F. T.,  H. I., E. B. dhe M. K., të katërt me detyrë elektricist pranë Bashkisë Berat.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Shpërdorim detyre”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!