Vdekja e Emiliano Sala, organizatori i fluturimit do të mësojë masën e dënimit më 12 nëntor

schedule15:47 - 28 Tetor, 2021

schedule 15:47 - 28 Tetor, 2021

Emiliano Sala ndërroi jetë gjatë një fluturimi me avion më 21 janar të 2019. Sipërmarrësi që organizoi edhe fluturimin ku ndodhej futbollisti argjentinas është dënuar për pakujdesi, në të cilën humbi jetën  Emiliano.

David Henderson, u shpall fajtor ditën e sotme nga Gjykata e “Cardiff Croën”, dhe 64-vjeçari do të mësojë masën e dënimit më 12 nëntor.

Henderson në të kaluarën kishte pranuar se kishte autorizuar fluturimin, pavarësisht se ishte në dijeni se piloti përgjegjës, David Ibbotson, nuk kishte përvojën e duhur për të bërë një fluturim të tillë që do rezultonte fatal për jetën e futbollistit.

Sulmuesi argjentinas po kalonte në Angli për të arritur në klubin e tij të ri.  Avioni privat, i cili u ngrit nga Nantes, nuk e kaloi kurrë itinerarin. Avioni u identifikua më 4 shkurt, por në kabinë ishte vetëm trupi i futbollistit, ndërsa trupi i pilotit nuk u gjet kurrë. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!