Vdekja e Davide Astorit: Gabim në diagnostifikim, mund të kishte shpëtuar

schedule14:59 - 6 Gusht, 2021

schedule 14:59 - 6 Gusht, 2021

4 marsi i vitit 2018 rezultoi fatal për Davide Astorin. Ish-kapiteni i Fiorentinës humbi jetën në moshën 31-vjeçare, për shkak të një arresti kardiak që pësoi kur ishte në gjumë.

Mjeku sportiv, Giorgio Galanti u akuzua për vrasje me dashje dhe është dënuar me një vit burg (dënim i pezulluar) për vdekjen e ish-kapitenit të skuadrës nga Firence.

Shkaqet e dënimit të mjekut sportiv janë bërë sot publike. Me sjelljen e tij, i akuzuari pengoi kontastimin e sëmundjes në zemër, pasi kishte hequr aktin e parë të nevojshëm.

Ekspertët shtuan se pezullimi i aktivitetit sportiv sigurisht që do të ngadalësonte përparimin e sëmundjes, por nuk do të kishte përjashtuar me siguri arrestin kardiak.

Një diagnozë e saktë, e kryer pas të gjitha hetimeve të nevojshme, do të kishte përfshirë instalimin e një defibrilatori, që do të kishte përjashtuar vdekjen e lojtarit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!