Vdekja e 31-vjeçarit në Komisariatin e Kavajës, Berisha publikon denoncimin: U rrah për vdekje nga policët

schedule20:50 - 4 Maj, 2022

schedule 20:50 - 4 Maj, 2022

31-vjeçari Ilvi Meta ka vdekur në Komisariatin e Kavajës në rrethana ende të paqartë. Lidhur me rastin ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha i cili ka publikuar denoncimin e një qytetari, që thekson se i riu sipas tij nuk ka vrarë veten por është dhunuar për vdekje nga policët.

Postimi i Berishës:

Vdes brenda komisariatit te Kavajës 28 vjeçari Ilvi Meta. Qytetari dixhital akuzon policinë për dhunën e ushtruar dhe vdekjen e tij! I bëj thirrje Avokatit të Popullit të verifikoje me urgjencë rrethanat e vdekjes së dhunshme brenda narkokomisariatit. Dënoj me ashpërsinë më të madhe dhunën policore ndaj të riut që i morën jetën. Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.

“Pershëndetje doktor policia Kavajës vret një djalë 28 vjec të lutem doktor të hetohet kjo ngjarje se janë kriminelat e ps që gjuajnë e vrasin njerëz pafajshëm. Duan ta paraqesin si vetëvrasje po si mund të vetëvritet një djalë 28 vjeç në komisariat mrena nuk mund te vetëvritesh mrena komisariat se ligji nuk lejon as lidhëse këpucësh asgjë as rryp pantallonash është zydi tosku me shok që detyron e rreh njerëz për me pranuar krime me zor”.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur vetëm 6 orë pasi 31-vjeçari Ilvi Meta është shoqëruar në Komisariat, pasi akuzohej për disa vjedhje në qytetin e Kavajës. I riu gjithashtu ishte i dënuar edhe më parë po për akuzën e vjedhjes.

/abcnews.al

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!