Vdekja e 3-vjeçarit, familjarët para prokurorisë: S’mund të jetë mbytur në atë lartësi, na gënjyen për kamerat

schedule13:07 - 10 Janar, 2022

schedule 13:07 - 10 Janar, 2022

Familjarët e 3-vjeçarit që humbi jetën në një kopsht privat në Fier janë mbledhur sot para prokurorisë. Ata kërkojnë drejtësi për humbjen e të voglit të tyre dhe të zbardhet ngjarja sa më parë.

Në një deklaratë për mediat, daja, Durim Kaja hedh dyshime se fëmija nuk mund të jetë mbytur në atë lartësi, ashtu sikurse kanë dhënë versionin zyrtar grupi hetimor.

​ “Jemi drejtuar para prokurorisë së Fierit për një hall që mos i ndodhtë askujt, asnjë prindi. Mos e paftë këtë hall që na ka rënë. Kemi çuar fëmijën në çerdhe si të gjithë fëmijët e tjerë dhe na vjen lajmi që na ishte mbytur. Dua që ju mediat të shkoni ta kontrolloni në një vend 60 pont lartësia, kur ne fëmijët e kemi mbi 80 pont. Të tërë që jeni ju këtu nëse do e shikoni po ka mundësi që fëmija të jetë mbytur vetë atje do jem i pari që do t’ju kërkoj falje.

Ne dyshojmë te ai vend ata thonë që fom,ija është mbytur këtu me një kapëse që sapo ta kapte alumini ai të mbeste në dorë. Vajtëm e pamë dje vendin. Vajtëm si njerëz dhe u kënaqëm shumë se na thanë do të shikoni realitetin. Kur e pamë atë lartësi jemi shokuar”, thotë ai, ndërsa shton se prokurorët nuk i kanë futur as në zyrë.

Nëna e 3-vjeçarit, Donalda Kodheli mes lotësh thotë se fëmija nuk mund të mbytej në atë formë. Ajo shprehet se presidenti i kopshtit i ka gënjyer për kamerat.

“Presidenti i kopshti ka ardhur te shtëpia dhe më ka kërkuar dhe më ka thënë që do ta nxjerr unë të vërtetën. Ka thënë që ka kamera kopshti në çdo cep. Kur vajtëm dje na tha ka vetëm 6 kamera. Vendi ku thotë ai që është vrarë çuni nuk ka mundësi në botë. Ato kapëse që thotë ai të mbesin në dorë. Si të jetë e mundur të vritet një fëmijë 15 kg te ato kapëse. Kopshti sot është i hapur”, shprehet ajo.

Më tej nëna rrëfen sesi e ka gënjyer edukatorja që fillimisht i ka thënë se djali është në gjendje të mirë.

“Edukatorja më ka gënjyer. Më ka marrë mua të parën në telefon dhe më ka thënë është mbytur me litarët e bluzes dhe është në gjendje të mirë, është përmendur. Dhe në momentin që unë kam vajtur në spital, më ka thënë që është futur në sallë të operimit. Në momenti që unë i them pse është futur në sallë, doktori më thotë që fëmija ka ardhur pa jetë këtu”, shprehet ajo. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!