Nga Valbona Davidhi
16-vjeçari Agim Hoxha mbrëmjen e së hënës po kthehej nga puna me motor bashkë me një shok, por nuk mbërriti dot në shtëpi. Ai dhe miku i tij 18-vjeçari Lion Ahmetaj u përplasën nga një makinë tek ura “Ura e Lumit” në Ballsh.
Agimi gjeti vdekjen në vend, ndërsa Lioni u plagos dhe po mere ndihmë mjekësore në spital. 34-vjecari Emiljano Skënderaj, që drejtonte mjetin “Ford” u shoqëruar në Komisariat. Sipas hetuesve shkak dyshohet të jetë shpejtësia e mbi normat e lejuara të mjetit dhe mungesa e ndriçimit të rrugë.
Ndarja nga jeta e 16 vjecarit, që punonte kamarier në një lokal pranë Ballshit ka shokuar kolegen e tij. Ajo tregon për takimin e fundit me të.
“Ai dje pasdite ka ardhur tek shtëpia ime, më tha mua “nuk jam mirë, do vemi në një vend të mirë”. “Kam parë ëndërr” tha “unë kur kam pasur babin në burg, kam vajtur në Drenovë kam ndezur një qiri dhe babi më doli për tre ditë” (qan). Na ka prekur shumë si kolektiv, nuk harrojmë”, tregon gruaja.
Aksidentet në këtë zonë duket se janë të shpeshta. Kuzhineria tregon se vite më parë i është aksidentuar për vdekje në të njëjtin vend bashkëshorti. “Unë sot në mëngjes e kam marrë vesh.
Ndeza një qiri për shpirtin e atij çunit, për shpirtin e atij 16-vjeçari se kam fëmijë vetë, ma ka lënë burri çunin 10 muajsh. Është vrarë shpejt burri im këtu, ka 30 vjet. Aksident në makinë” tregoi ajo./ Abcnews.al