Vdekja e 13 vjeçares shqiptare në Itali, dëshmia që çoi në pranga të dashurin 15 vjeçar: E hodhi nga ballkoni

schedule15:36 - 31 Tetor, 2024

schedule 15:36 - 31 Tetor, 2024

Të tjera detaje publikohen në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Piacenza të Italisë, ku një 13 vjeçare shqiptare humbi jetën pasi ra nga pallati në një lartësi prej 8 metrash.

Në pranga është vënë i dashuri i saj 15 vjeçar, gjithashtu shqiptar, për të cilin u konfirmua masa e paraburgimit për akuzën e vrasjes.

Ka qenë dëshmia e një personi që ka parë ngjarjen duke bërë që Prokuroria urdhëronte arrestimin e 15 vjeçarit. Dëshmitari ka deklaruar se kishte parë djalin të hidhte vajzën nga ballkoni.

Sipas prokurorisë, i riu e ka shtyrë nga ballkoni dhe kur Aurora është përpjekur të kapej pas parmakëve, ai e ka goditur disa herë te duart me qëllim që të rrëzohej./abcnews.al