Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u ka bërë thirrje protestuesve në Iran që të vazhdojnë demonstratat, duke shprehur mbështetje për ta pas përplasjesh të dhunshme me autoritetet iraniane.
Trump deklaroi se, si pasojë e dhunës ndaj protestuesve, ka vendosur të anulojë të gjitha takimet me zyrtarët iranianë derisa represioni të ndalet. Ai theksoi se administrata amerikane nuk do të zhvillojë bisedime me Teheranin për sa kohë vazhdojnë sulmet ndaj qytetarëve.
“Vazhdoni protestat. Ndihma po vjen,” u shpreh Trump, duke dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë mbështetjeje për demonstruesit iranianë.
Deklarata e presidentit amerikan vjen në një kohë tensionesh të shtuara mes Uashingtonit dhe Teheranit, ndërsa situata në Iran mbetet e tensionuar për shkak të protestave të vazhdueshme.
/abcnews.al /


