Rreth 800 banorë të ishullit La Palma janë evakuuar nga shtëpitë e tyre, ndërsa llava vazhdon të dalë nga vullkani . Shërbimi i Mbrojtjes Civile të Ishujve Kanarie njoftoi përmes Twitter se kishte lëshuar një “urdhër evakuimi” për zona të ndryshme të komunitetit Los Lianos de Aridane në anën perëndimore të ishullit.
What happens when you fly a drone over the active volcano at La Palma?
This. This is what happens. pic.twitter.com/RcvThttS8R
— Alistair Hamill (@lcgeography) October 11, 2021
Të hënën, rreth 3,000 banorë u detyruan të mbyllen brenda shtëpive të tyre pasi llava “gëlltiti” një fabrikë çimentoje, duke lëshuar re të mëdha tymi.Më shumë se 1.200 ndërtesa janë shkatërruar deri më sot, më pak se një muaj pas shpërthimit të vullkanit./abcnews.al