Vazhdon të rritet numri i të infektuarve me Covid në Maqedoni, humbin jetën 9 persona

schedule20:30 - 23 Tetor, 2020

schedule 20:30 - 23 Tetor, 2020

Shifrat e larta të të infektuarve ditor me Covid vijojnë të jenë prezente në të gjithë vendet e rajonit. Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë konfirmuar pozitiv me Covid 518 raste nga 2 367 testime  dhe kanë humbur jetën 9 pacientë.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë rastet e reja janë konfirmuar në Shkup-261, Kumanovë-13, Shtip-19, Prilep-21, Tetovë-30, Strugë-5, Veles-13, Manastir-21, Ohër-15, Kavadar-11, Gostivar-10, Gjevgjeli-11, Strumicë-23, Kriva Pallankë-4, Radovish-6, Koçan-11, Probishtip-6, Berovë-2, Vallandovë-3, Vinicë-2, Dellçevë-3, Shën Nikollë-8, Kërçovë-13, Resnjë-6, Negotinë-1.

Ndërkohë nga fillimi i pandemisë e deri më tani në Maqedoni janë konfirmuar të infektuar me Covid 25 991 persona mes të cilëve 883 kanë humbur jetën. e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!