Vazhdon të diskutohet për pozicionin e Asllanit, gazetari i njohur italian jep mendimin e tij

schedule18:15 - 24 Korrik, 2022

schedule 18:15 - 24 Korrik, 2022

Kalimi i Kristjan Asllani te Interi vazhdon të diskutohet dhe kjo falë paraqitjeve të mira të mesfushorit të kombëtares shqiptare.

Në ndeshjet miqësore që kanë zhvilluar zikaltrit deri tani, 20-vjeçari shqiptarë ka arritur të lërë gjurmë duke shënuar gola dhe duke asistuar për shokët e skuadrës.

Në lidhje me pozicionin e ish-lojtarit të Empolit po diskutohet gjerësisht, ndërsa i fundit që ka dhënë mendimin e tij për këtë çështje, është edhe gazetari i njohur italian, Michele Plastino.

Sipas Plastinos, lojtari i Kombëtares duhet të luajë vetëm para mbrojtjes, që të marrë vlerë të madhe, pasi në të kundërt humbet jo pak.

“Unë do të bëja që Asllani të luante në qendër për të ruajtur mbrojtjen dhe më pas që të dalë përpara. Nuk është keq as nëse e vendos pas dy sulmuesve, por i humbet pak vlera dhe atëherë rrezikon të përfundojë në “kafaz”. Për mua duhet të luajë para mbrojtjes”, tha Plastino, me këshillën që vlen edhe për Rejën. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!