Ai nuk zhgënjen asnjëherë, sidomos në këtë sezon ku që tani ka prezantuar kandidaturën e tij në garën për çmimin “MVP”. Bëhet fjalë për Luka Doncic, protagonist i një tjetër paraqitjeje spektakolare në mbrëmjen e fundit të NBA.
Basketbollisti slloven i Dallas mbylli sfidën e tij spektakolare me dy shifra dopjo, 39 pikë, 13 asist dhe 6 topa në tabelë, duke ruajtur mesataren e frikshme në këtë sezon.
Doncic shënon të paktën 28 pikë për ndeshje, por këtë herë nuk arriti të ndihmojë skuadrën e tij.
Pavarësisht lojës së shkëlqyer të yllit të tyre, Mavericks u dorëzuan përballë Minessota me 18 pikë diferencë, në rezultatin e përgjithshëm 101-119.
Dominimi i “yjeve” ballkanikë të basketbollit në këtë sezon të NBA është plotësuar nga Nikola Jokic. Pas Antentokoumpo më parë dhe Doncic, në të njëjtën mbrëmje ka shkëlqyer edhe basketbollisti serb.
Jokic shënoi tre shifrat dopjo të radhës me 26 pikë, 15 topa në tabelë dhe 10 asist, duke ndihmuar Denver në fitoren 124-101 në dëm të Bruklin. Edhe Jokic, ashtu si dy ballkanasit e tjerë, që tani është në listën e shkurtër të pretendentëve për titullin e më të mirit të sezonit në NBA. /i.m /abcnews.al