“Vazhdon mallkimi”, një tjetër autobus i gjelbër “ngec” në Tiranë

schedule12:53 - 11 Maj, 2022

schedule 12:53 - 11 Maj, 2022

Me sa duket autobusët e kryeqytetit vazhdon t’i ndjekë mallkimi. Brenda një harku kohor prej 13 ditësh është shënuar incidenti i katërt. Autobusi i linjës “Qytet Studenti-Jordan Misja” ka pësuar defekt dhe ka mbetur në mes të rrugës. Autobusi po dilte nga rruga “Jordan Misja” për të shkuar tek ish- stacioni i Trenit. Në pamje shihet se nga kjo situatë është krijuar trafik i dendur.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Aksidenti i parë dhe më i rëndi ndodhi më 29 prill.

Një autobus i linjës së “Unazës së Re” në Tiranë u përplas me një makinë, dhe përfunduan në mes të lumit të Lanës. Aksidenti i frikshëm ndodhi  në orën 20:10 te kinema Agimi. Pesë persona mbetën të plagosur, por fatmirësisht nuk morën dëmtime serioze.

Lexo edhe: VIDEO/ Një tjetër autobus aksidentohet në Tiranë, bën copa stacionin, tjetri ra në Lanë

Më 2 maj, vetëm 3 ditë më pas një urban i linjës “Qytet Studenti – Jordan Misja” u përplas me stacionin në afërsi të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” te ish-stacioni i Trenit.

Më 4 maj,  autobusi i linjës “Kristal-Qendër” u përplas me një karrotrec po te stacioni i Trenit. Fatmirësisht nuk pati të lënduar.

Ky është aksidenti i katërt në harkun kohor të 2 javëve./abcnews.al/