Shtyhet sërish gjyqi në apel ndaj Emiljano Shullazit dhe 4 të dënuarve të tjerë si pjesë e bandës.
Që prej nisjes së procesit në dhjetor të 2018-ës numri i seancave të shtyra në apel është mbi 40 duke futur gjyqin në ngërç.
Arsyeja e shtyrjes së seancës nuk bëhet me dije për shkak të zhvillimit me dyer të mbyllura.
Në fund të korrikut Shullazi u izolua edhe në regjimin “41 bis” ndërsa procesi ndaj tij në apel është në kolaps.
Në vitin 2018 banda e Shullazit u dënua në total me 55 vite burg nën akuzën për “krijim të grupit të strukturuar kriminal”, “kanosje dhe shtrëngim me anë të dhunës për dhënie pasurie”.
Gjyqi ndaj 5 anëtarëve të grupit të Emiljano Shullazit shqyrtohet nga anëtarë të trupës gjykuese: Albana Boksi, Artur Kalaja dhe Astrit Kalaja.
n.d./abcnews.al