Në momentin kur ka ndodhur eleminimi i dytë i natës, Dhespina, konkurentja në fjalë ka thënë “përshëndes Aldën, ndoshta kishe frikë nga unë duke më dhënë 2 apo 3, por ke konkurentë më të fortë’’.
Në këtë mënyrë disi jo të drejtëpërdrejtë ajo ka fajësuar atë për eleminimin e saj dhe vendosjen në vendin e katërt.
Debatet e tyre kanë qenë prezente prej javësh dhe duket se përveç diskutimeve që ne shohim në ekran , ka dhe prapaskena të situatës mes tyre. Këto të fundit nuk janë adresuar në emision, por janë përfolur më shumë në media sociale./abcnews.al