Vazhdon “drama” në Rusi, mijëra raste me koronavirus brenda 24 orëve

schedule04:54 - 9 Maj, 2020

schedule 04:54 - 9 Maj, 2020

Në Rusi, në 24 orët e fundit janë regjistruar 10.699 raste të reja me koronavirus, ndërsa numri i përgjithshëm i të prekurve ka arritur 187.859 persona. Rusia gjendet në vendin e pestë në botë sipas numrit të pacientëve me Covid- 19.

Në 24 orët e fundit kanë vdekur 98 persona, gjithsej 1.723 nga fillimi i epidemisë. Më shumë pacientë ka në Moskë, kur për 24 orë janë regjistruar 5.846 raste te reja, apo gjithsej 98.522.

Në Moskë dje është vazhduar deri me 31 maj regjimi për kufizimin e lëvizjes në kuadër të luftës kundër virusit korona, ndërsa dekretin për atë e ka nënshkruar kryetari i Moskës, Sergej Sobjanin

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!