Derbi i Merseyside po e humbet nga viti në vit rivalitetin e ashpër mes klubeve të Liverpulit, kjo pasi Liverpool është përforcuar shumë dhe ka arritur ta mposhtë gjithmonë Evertonin. Edhe në takimin e sotëm në raundin e tretë të FA Cup, kanë qenë të kuqtë e Jurgen Klopp ata që kanë triumfuar.
Për herë të parë pas shumë vitesh, Everton kuotohej si skuadra favorite për të triumfuar, por sërish nuk ia dolën. Edhe pse Liverpool u rreshtua në fushë me lojtarë shumë të rinj dhe pa shumë pretendime për këtë sfidë, ia doli të fitojë dhe të kualifikohej në raundin tjetër.
Një gol i talentit Curtis Jones në minutën e 71-të mjaftoi që Liverpool të fitojë dhe të kalojë në raundin e katërt të FA Cup, ndërsa Everton largohet sërish nga “Anfield Road” me kokën ulur./abcnews.al
FA Cup, raundi 3
Liverpool – Everton 1-0
Jones 71′