Vazhdon çështja “Rubiales”, 3 futbolliste të Kombëtares spanjoll në gjyq kundër ish-Presidentit

schedule08:16 - 3 Tetor, 2023

schedule 08:16 - 3 Tetor, 2023

Teksa kanë kaluar më shumë se 1 muaj, që kur ish-Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbolllit, Luis Rubiales puthi në buzë, kapitenen e Kombëtares “iberike”, Jenni Hermoso, gjatë ndarjes së medaljeve, pas fitimit të Kupës së Botës, duket se ende telashet për 46-vjeçarin, nuk kanë të mbaruar.

Së fundmit, të pranishme në gjyqin kundër Rubiales ishin dhe 3 lojtare të tjera të Kombëtares, Alexias Putellas, Irene Paredes dhe Misa Rodriguez, të cilët i rrëfyen gjykatësit, se ish-Presidenti i Federatës i kishte ushtruar presion kapitenes, që ajo të deklaronte se puthja ishte me dëshirën e të dyja palëve.

Putellas dhe Irene Paredes dhanë deklaratat e tyre nëpërmjet videokonferencës, nga ambientet e Gjykatës, në Barcelonë, ndërsa Misa Rodriguez, futbolliste e Realit të Madrid, u paraqit në Gjykatën Kombëtare, në Madrid.

Ndërkaq, kujtojmë se prej disa javësh ndaj ish-Presidentit të Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales ka nisur një proces gjyqësor, në të cilin 46-vjeçar, akuzohet për sulm seksual, si dhe ushtrim presioni, ndaj kapitenes së Kombëtares. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!