Pas futbollistëve dhe trajnerëve, në shënjestrën e sauditëve është edhe një ekip europian. Siç raportojnë mediat franceze, një fond nga vendi arab ka vendosur si synim blerjen e Marsejës.
Në fakt, thuhet se tashmë ka dërguar përfaqësues në Francë për të shprehur interesin për blerjen e aksioneve të saj.
Mirëpo, siç raporton një gazetar francez, mundësia që kjo të ndodhë zvogëlohet pasi paratë e pretenduara nga pronari i skuadrës franceze janë mjaft të larta.
“Sauditët nuk janë budallenj. Njerëzit mendojnë se për shkak se kanë para, do të vendosin shumë para për të blerë, se do të blejnë gjithçka, por nuk është kështu. Pa dyshim, ata do të blejnë një ekip në Evropë. Por me atë që kërkon shefi i Marsejës, askush nuk do ta blejë klubin me këtë çmim, po e përsëris, nuk janë budallenj”, raporton Romain Molina duke përcjellë raportin e tij dhe në të njëjtën kohë komentin e tij për mundësinë e blerjes së Marsejës. /G.D abcnews.al/
??سكاي سبورت #صندوق_الاستثمارات_السعودي ??
أرسل وفداً الى نادي #مرسيليا_الفرنسي ضمن خطة الاستحواذ على النادي .⚽️ pic.twitter.com/Islj7KtD0x— أبوسعيد القحطاني?? (@alqahtany0771) June 13, 2023