Moment i mirë për arbitrat shqiptarë në kompeticionet europiane. Enea Jorgji arbitroi me sukses duelin e javës së kaluar të Stambollit në Europa League mes Besiktas dhe Slovan Bratislava, duel që u mbyll me fitoren 2-1 të ekipit turk.
Arbitri i njohur do të vijojë të drejtojë ndeshje në Europë dhe e radhës do të jetë në UEFA Youth League. Jorgji është zgjedhur si gjyqtari kryesor i përballjes Inter-Barcelona. Kjo ndeshje do të luhet në Spanjë me datë 10 dhjetor.
35-vjeçari nga Elbasani do të ketë si ndihmës dyshen Denis Rexha-Dojando Myftari, teksa arbitër i katërt do të jetë italiani Eugenio Abbattista. /abcnews.al