Janë mbyllur pjesët e para të tre sfidave në Premier League. Everton po udhëheq 0-1 ndaj Newcastle, falë një goli të sulmuesit të talentuar, Domenic Calvert-Leëin. Ky ishte goli i dytë në vetëm 2 ditë për sulmuesin anglez.
Ancelotti e nisi me fitore aventurën e tij në krye të Everton, duke mposhtur Burnleyn me rezultatin 1-0. Duket se Don Carlo do të marrë një tjetër fitore në krye të skuadrës blu nga Liverpuli. Në dy takimet tjera, nuk ka pasur gola.
Në fakt, Crystal Palace arriti të shënojë kundër Southampton, një gol që u duk shumë i rregullt, por pas konsultimit me VAR, arbitri e anuloi. Kjo për shkak se Wilfried Zaha ishte në pozicion të parregullt. Rast që shkaktoi shumë polemika në rrjetet sociale, pasi pozicioni ishte shumë i dyshimtë./abcnews.al