Vazhdojnë përforcimet, Aston Villa transferon qendërmbrojtësin e Sevillas

schedule10:10 - 27 Maj, 2022

schedule 10:10 - 27 Maj, 2022

Aston Villa vazhdon me përforcimin e skuadrës për sezonin e ri, pasi tashmë ka zyrtarizuar një tjetër lojtarë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, klubi nga Birmingemi kanë njoftuar se kanë transferuar lojtarin e Sevillas, Diego Carlos.

29-vjeçari, i cili është grumbulluar nga kombëtarja braziliane por nuk ka debutuar ende, ka kushtuar 26 milionë paund.

Pak ditë më parë, Aston Villa firmosi për pesë vite me mesfushorin defensiv Boubacar Kamara. 22-vjeçari do të transferohet në Premier League me parametra zero nga francezët e Marseille.

Diego Carlos ishte pjesë e Sevillas prej verës së vitit 2019. Ai e veshi 136 herë fanellën e skuadrës spanjolle, me të cilën fitoi Europa League në sezonin 2019-2020. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!