Largimi i Sandro Tonali ka lënë një “boshllëk” të vërtetë në mesfushën e Milan e për këtë arsye forcimi i këtij reparti është objektivi kryesor i “djajve” të Milanos, përgjatë kësaj merkatoje vere, që deri ka rezultuar të jetë shumë “e nxehtë”.
Pas nënshkrimit të portieri Marco Sportiello, mesfushorit Ruben Loftus-Cheek nga “blutë” e Chelsea dhe anësorit Luca Romero, tashmë një tjetër mesfushor është nisur drejt “kuqezinjve”, teksa bëhet fjalë për “tulipanin” e AZ Alkmaar, Tijjani Reijnders dhe tashmë mes klubit e lojtarit gjithçka është mbyllur.
Sipas raportimeve më të fundit nga gazetari i mirënjohur, Fabrizio Romano, 24-vjeçari holandez ka pranuar kushtet e “kuqezinjve” të Milan, për një kontratë 5-vjeçare, në të cilën do të paguhet plot 1.7 milionë euro në vit.
Mirëpo, “kuqezinjtë” nuk janë ndalur me kaq, pasi ditën e sotme bordi i Milan ka nisur negociatat me holandezët e AZ Alkmaar, me këta të fundit, që kanë marrë ofertën e parë, e cila mban vlerën e 19 milionë eurove.
Ndërkaq, kujtojmë se Reijnders zhvilloi paraqitje fantastike sezonin e shkuar, teksa në 54 përballjet e zhvilluara në të gjitha kompeticioniet arriti të shënojë plot 7 gola, si dhe të dhurojë 12 asistime. /i.m /abcnews.al