Kufijtë e Bosnje dhe Hercegovinës do të rihapen më 1 qershor. Ky vend i ka mbyllur kufijtë për të huajt më 17 mars, për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Këshilli i Ministrave ka miratuar tani vendimin që përcakton kushte shtesë për hyrjen e të huajve në Bosnje.Bosnja dhe Hercegovina ka konfirmuar afro 2,300 raste të të infektuarve me koronavirus dhe 133 viktima.
“Nuk ka përgjegjësi kolektive, por është përgjegjësi e secilit individ që t’i zbatojë masat dhe kështu të parandalojë përhapjen e koronavirusit”, u tha gazetarëve Goran Çerkez, anëtar i Shtabit të Krizave në Ministrinë e Shëndetësisë të Federatës së Bosnje dhe Hercegovinës.