Vazhdojnë largimet, Milani i “jep dorën” edhe mbrojtësit zviceran

schedule21:05 - 29 Janar, 2020

schedule 21:05 - 29 Janar, 2020

Te Milani, vazhdojnë largimet. Pas Suso dhe Piatek, duket se edhe mbrojtësi zviceran, Ricardo Rodriguez, do të largohet nga San Siro. Mëngjarashi do të kalojë në Holandë, aty ku pritet të firmosë për ekipin e PSV-së.

Siç raportojnë burime të shumta në Itali, akordi është i tillë: PSV do t’i paguajë Milanit 1 milion euro për huazimin deri në fund të sezonit, ndërsa në verë, do të ketë detyrimin t’i paguajë edhe 5 milion euro të tjera për kartonin.

Duket se Milani do të ketë një fytyrë të re duke filluar nga ky muaj janar, pasi Piatek, Suso dhe Rodriguez kanë bërë gati valixhet. Gjithashtu, dhe ardhjet e Kjaer, Begovi dhe Ibrahimovic, janë fytyra të reja./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!