Pas zyrtarizimit të largimit të Paul Pogba nga Manchester United, një tjetër futbollist do të largohet tashmë nga djajtë.
Bëhet fjalë për Jesse Lingard të cilit i përfundon kontrata në fund të qershorit, me lajmin që e ka konfirmuar klubi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Lingard një periudhë ishte i huazuar te West Ham United gjatë pjesës së dytë të sezonit 2020/21, duke shënuar nëntë herë në 16 ndeshje për të ndihmuar skuadrën e David Moyes për një vend në Europa League. /f.a/abcnews.al