Vazhdojnë dëmtimet tek Arsenali, Arteta flet hapur për gjendjen e lojtarit

schedule18:31 - 20 Shtator, 2020

schedule 18:31 - 20 Shtator, 2020

Mikel Arteta, trajneri i Arsenali, po vuan mungesat e tre mbrojtësve, Shkodran Mustafi dhe David Luiz, si dhe të Pablo Mari, por jo vetëm kaq. Edhe Kieran Tierney, mbrojtësi skocez, kishte shqetësime gjatë nxehjes kundër Ëest Ham, duke bërë që Arteta të mos e aktivizojë dhe ta largojë nga grumbullimi.

Pasi Arsenali triumfoi 2-1 kundër rivalëve londinez, Arteta tregoi gjendjen e Tierneyt: “Kieran është mirë. Ai ka pasur një shqetësim në muskul ditët e fundit. Menduam se do të ishte gati kundër Ëest Ham, por nuk ia doli gjatë nxehjes.

Ai na tha se nuk po ndihet mirë dhe vendimi për ta lënë jashtë, ishte vetëm në të mirën e tij. Shpresojmë të kthehet sa më shpejt të luajë, por dhe Kolasinac bëri një ndeshje shumë të mirë”, u shpreh Arteta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!