Vazhdojnë bombardimet izraelite në Gaza/ Kreu i CIA-s mbërrin sot në Kajro

schedule09:07 - 5 Qershor, 2024

schedule 09:07 - 5 Qershor, 2024

Drejtori i CIA-s dhe një këshilltar i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë pritet së mbërrijë sot në Lindjen e Mesme për propozimin për të shpallur një armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës.

Sipas një raporti, këshilltari special i presidentit amerikan për Lindjen e Mesme, Brett McGurk, pritet të mbërrijë gjithashtu në Kajro, disa ditë pasi Joe Biden paraqiti propozimin e ri.

Sipas planit, Biden kërkon një armëpushim të plotë, tërheqjen e trupave izraelite nga zonat e populluara të Rripit të Gazës për gjashtë javë, lirimin e disa pengjeve, veçanërisht grave dhe të sëmurëve, dhe lirimin e palestinezëve të mbajtur në burgjet izraelite.

Ditën e djeshme, presidenti francez Emmanuel Macron i bëri thirrje Hamasit të pranojë propozimin e paraqitur nga Biden. Nga ana e tij, Katari tha se pret një “pozicion të qartë” nga Izraeli, i cili dukej se po distancohej.

Ndërkohë, qeveria izraelite u takua për të diskutuar zhvillimet e fundit, pasi dy parti që përfaqësojnë hebrenjtë ultra-ortodoksë në koalicionin e kryeministrit Benjamin Netanyahu njoftuan mbështetjen e tyre për propozimin e paraqitur nga presidenti amerikan.

Sipas informacioneve, qeveria dakord të kërkonte garanci nga Uashingtoni për të vazhduar luftën kundër Hamasit nëse lëvizja islamike palestineze shkel marrëveshjen.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!