Vazhdimi i karrierës në dyshim, Djokovic i futet biznesit: Blen 80% të firmës daneze që zhvillon trajtimin e COVID-19

schedule09:55 - 20 Janar, 2022

schedule 09:55 - 20 Janar, 2022

Tenisti numër 1 i botës, serbi Novak Djokovic, është duke kaluar momentin më të “errët” të karrierës së tij.

Për shkak të mos vaksinimit ndaj Covid-19 ai humbi pjesëmarrjen në turneun e madh “Australian Open” pas shumë përpjekjeve.

Së fundmi raportohet se Djokovic mund të humbasë edhe turneun tjetër të rëndësishëm të tenisit “Roland Garros” që do të zhvillohet në Francë nëse ende nuk pranon të vaksinohet.

Gjithësesi duket se serbi nuk është i fokusuar vetëm te tenisi, por edhe në biznes. Reuters raporton se tenisiti ka blerë 80% të firmës daneze bioteknike QuantBioRes, me qëllim zhvillimin e një trajtimi mjekësor kundër COVID-19. r.t/abcnew.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!