Vazhdimi i futbollit të moshave në Shqipëri, FSHF po mendon dy opsione

schedule15:33 - 21 Mars, 2020

schedule 15:33 - 21 Mars, 2020

FSHF KA DY PLANE PER FUTBOLLIN E MOSHAVE, MBYLLJE TE KAMPIONATEVE OSE PERFUNDIM TE TYRE ME PLAY OFF

Federata Shqiptare e Futbollit ka dy variante për kampionatet e moshave, të ndërprera nga epidemia e Koronavirusit. Pritet të vendoset nëse do të ketë anulim përfundimtar, apo përfundim të tyre me Play-Off

Vendimi për ta është më i lehtë, por gjithsesi, duhet menduar mirë. Në Federatën Shqiptare të Futbollit ka pasur diskutime dhe debate lidhur me fatin e kampionateve të moshave në vendin tonë, të cilat janë ndërprerë ashtu si edhe Superliga apo konkurrimet e tjera të rriturve.

Burime në institucion informojnë për Abc News se nuk ka ende asnjë vendim, pasi Federata do të jetë në pritje për të parë sesi do të shkojë situata, por variantet e mundshme janë dy.


Një mundësi është që të gjithë kampionatet që nga U15-ta, U17-ta e deri tek U19-ta, të ndërpriten përfundimisht. Bëhet fjalë për gjashtë konkurrime të ndryshme që nga U15 deri në U19, nga dy për secilën grupmoshë. Nuk dihet nëse do të shpallet ekipi kampion, apo do të sezoni do të anulohet për fare.

Varianti i dytë është që, në përfundim të periudhës së ndalimit për shkak të Koronavirusit, të ketë një përgatitje disa ditore, dhe pastaj të zhvillohet Play-Off për çdo nivel. Sipas këtij variant, do të merren 4 ekipet e para nga çdo grup dhe do të luhet Play-Off në Kompleksin e Ekipeve Kombëtare në Kamzë, për të shpallur fituesit.

Për futbollin e moshave çdo vendim do të jetë më i lehtë, për shkak se në këto kampionate nuk ka interesa financiare që mund të prekeshin nga ndërprerja përfundimtare, ndryshe nga Superliga apo ligat e tjera në Europë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!