Sekretari i Shtetit i Vatikanit, Kardinali Pietro Parolin, i bëri thirrje Iranit që “me të gjitha mjetet” të përmbahet nga nxitja e konfliktit në Lindjen e Mesme dhe të pranojë dialogun, negociatat dhe paqen.
Në një bisedë telefonike me presidentin e ri të Iranit, Massoud Pezeshkian, Parolin shprehu shqetësimin serioz të Selisë së Shenjtë për atë që po ndodh në Lindjen e Mesme, njoftoi Vatikani, raporton AP.
Sekretari i Shtetit i Vatikanit përsëriti se është e nevojshme të shmanget përhapja e konfliktit dhe t’i jepet përparësi dialogut, negociatave dhe paqes./abcnews.al