Vata flet troç: Shqipëri pa adrenalinë, FSHF ndoshta mendon se jemi Franca

schedule23:06 - 7 Shtator, 2020

schedule 23:06 - 7 Shtator, 2020

Shqipëria u mund nga Lituania në “Air Albania Stadium” dhe kjo ishte diçka e papritur. Kuqezinjtë ishin favoritë, por në futboll ndodh që jo gjithmonë fiton më i forti. Në emisionin “Pressing”, që transmetohet në ABC News, një analizë të ndeshjes ia ka bërë edhe Rudi Vata, ish-kapiteni i Shqipërisë.

“Prisja një Shqipëri të uritur, me kimi. Nuk kishte adrenalinën e një ndeshjeje ndërkombëtare, sidomos pas një fitoreje. Prisja që të bënin një hap të rëndësishëm dhe të bëheshim të fortë. E kuptojmë pas kësaj ndeshjeje që jemi skuadër pa stabilitet. Kemi punë për të bërë për të arritur aty ku duam dhe mendojmë se mund të arrijmë”.

“Po të shikosh titujt dhe lojtarët, skuadra jonë është më me vlerë. Por nuk kanë shumë vlera ato që shkruhen apo vlerësimet. Jemi në ujërat e zakonshëm, kënaqemi shpejt, mendojmë se kemi arritur në majë. Kemi shumë punë për të bërë, duhet të vlerësojmë veten si grup.

Ndoshta si individë kemi lojtarë që luajnë në Serie A, që shkojnë larg në Champions. Por duhet motivim dhe ne e kemi pasur me skuadrat e mëdha. Nga ana profesionale skuadra gaboi dot, bashkë me trajnerin që është përgjegjësi kryesor.

Ka një grup të plotë me lojtarë, ka alternativa. Nuk mund të rrimë e të themi ka qnë trajner i madh. Nëse nuk i përgjigjen lojtarët, përgjegjësia e tij është. Lojtarët vijnë nga vende të ndryshme, ndoshta nuk janë të çliruar.

Edhe ata duhet të jenë të ndershëm, shumë prej tyre duan rezultate. Ata kanë mundësi të vënë emër dhe të renditen të parët. Me këtë ndeshje treguam se kemi probleme. Dështojmë me këto lloj rivalësh. Në FSHF duhet t’i gjejnë përgjigje. Ndoshta edhe ata mendojnë se janë Franca e Spanja. Institucioni i zgjedh këta trajnerë, nuk vijnë për pesë muaj dhe pastaj vijnë të realizojnë një objektiv”. /abcnews.al