Hysi largohet nga PS, Rama: Ka vendosur t’i hapë rrugë kalamajve, Gjonaj në krye të listës për Tiranën

schedule10:42 - 3 Mars, 2021

schedule 10:42 - 3 Mars, 2021

Deputetja Vasilika Hysi nuk do të kandidojë në zgjedhjet e 25 Prillit duke u larguar nga grupi parlamentar i PS në fund të këtij mandati. Lajmin e njoftoi kryeministri Edi Rama gjatë deklaratës për sukseset dhe sfidat e reformës në Drejtësi duke njoftuar se në krye të listës për Tiranën do të jetë Etilda Gjonaj ndërsa kandidat do të jetë edhe Toni Gogu. Rama u shpreh se Hysi ka vendosur të largohet duke u hapur rrugën më të rinjve. Vetë Hysi deklaroi se këto 12 vite kanë qenë mjaft të vyera për të duke i quajtur reformën në drejtësi dhe drejtimin e Kuvendit dy shkolla të jetës

“Unë ndihem shumë krenare që iu bashkova Partinë Socialiste. Unë kam pasur privilegjin të jem anëtare e komisionit të Reformës në Drejtësi. E vetmja grua. Etildën kam pasur mundësi ta njihja në pjesën e sekretariatit. Sot jam shumë krenare që mundëm të ja dalim sikurse parashikuam që kësaj reforme do i vendoseshin shumë shkopinj një rrota. Kur filloi reforma në drejtësi unë kisha 30 vite eksperiencë në mësimdhënie. Unë sot ndihem shumë e privilegjuar. Nëse do më lejoni të them dhe diçka. Ndihem e privilegjuar që kam qenë pjesë e kësaj reformë që ju zoti kryeministër më keni besuar. Keni mbështetur dhe promovuar gratë dhe vajzat. Në skuadrën e PS kemi pasur elementë të mirë.

Ndihem e kënaqur që kam punuar me Klodin, Etildën dhe Tonin që kanë qenë tre studentë të shkëlqyer. Do doja të ju falënderoja ju. Ne merrnin urime nga qytetarë që nuk ndanin të njëjta bindje politike me ne. Ne merrnin vlerësime për reformën në drejtësi. Unë kam një mirënjohje për të gjithë njerëzit e ndershëm që na kanë mbështetur. Më e rëndësishmja është momenti i zbatimit të reformës në drejtësi.

Ne ja kemi dalë falë mbështetjes, këmbënguljes dhe programit të Partisë Socialiste. Më lejo të falënderoj në mënyrë të veçantë ata që na kanë votuar. Na kanë mbështetur shumë socialistë të ndershëm. Ju falënderoj ju që këmbëngulët të më merrnit në politikë. Falenderim të veçantë strukturave. Unë jam kryetare e njësisë. Asamblenë, grupin parlamentar dhe besoj nuk i ngelet askujt hatri. Kam punuar me Gramoz Ruçin që për mua ka qenë një shkollë e dytë. PS do të jetë model për mandatin e tretë. Nga unë do të keni mbështetjen maksimale. Mos më kurseni nëse mendoni se mund të kontribuoj”, tha Vasilika Hysi.

Rama u shpreh se është prekur shumë nga letra e Vasilika Hysit duke veçuar rolin e saj në reformën në drejtësi.

“Jam prekur shumë nga letra jote sepse nuk është e zakonshme në ditët tona që dikush të gjejë një energji kaq pozitive për të dalë nga kjo valle dhe të rrezatojë këtë shembull që jo të gjithë e kanë dhënë. E fundit që kam është që është e vërtetë që reforma në drejtësi dje ishte një ëndërr shumë e guximshme që në shumë vite dukej e pamundur. Pastaj u vu një themel. Sot është një ngrehinë legjislative. Është një kantier i madh që ka nevojë për sistemet funksionale. Ka nevojë për njerëzit. Unë sot me shumë dëshirë dua të jua kaloj fjalën Etlidës, Klodit dhe Tonit për punën e bërë për të pasur një pasqyrë përpara”, tha Rama./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!